Me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër përhapjes së COVID-19, kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë vendim që para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve, të bëhet fillimisht matja e temperaturës.
BIK duke pasur prioritet shëndetin e të gjithë besimtarëve në vend gjatë ditës së sotme ka marr dy vendime që janë në përputhje të plotë me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, njofton Klan Kosova
Myftiu Tërnava, po ashtu ka apeluar që të vazhdohet me respektimin e masave anti COVID – 19 të parapara nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore.
Mes të tjerash ka kërkuar nga të gjithë besimtarët që në të gjitha rastet të mbajnë higjienën e tyre, të pastrojnë duart, të mbajnë maskën dhe të mbajnë distancën fizike.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.