Në ditën e 20-të të bllokimit, në veri nisi heqja e mjeteve barrikaduese, që fillimisht u paralajmërua se do të niste në mëngjes.
Posa afroi ora 15:00 e së enjtes, lëvizjet e tymi i kamionëve, tërhiqnin vëmendjen në Rudarë të Zveçanit.
Zhvillimet po ndodhnin afër barrikadës e cila është vetëm njëra nga ato me të cilat serbët lokalë bllokuan rrugët e veriut të vendit, pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq, njofton Klan Kosova.
Kjo u bë nga dy persona, që u kujdesën ta fshehin identitetin e tyre.
Megjithatë, jo krejt mjetet e rënda të vendosura aty, mund të lëviznin menjëherë. Për tërheqjen e disa prej tyre, barrikaduesve të maskuar, u desh angazhim shtesë.
Meqë ato s’u ndezën për gati tre javë, u morën pajisje për t’i vënë në funksion.
Prania e mediave sikur pengoi ata që po angazhoheshin me këtë detyrë, të cilët s’u kthyen për pak minuta. Me zhvendosjen e gazetarëve më tutje, numri i personave që hiqnin barrikadën u shtua.
Pos nga toka, këtë proces, KFOR-i po e monitoronte edhe nga ajri, derisa andej patrulloi edhe EULEX.
https://www.youtube.com/watch?v=L-drN86OR9Y
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.