Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e dytë të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër Somon Makhmadbekov.
Gjakova e ka mposhtur kundërshtarin e tij nga Taxhikistani në luftën e tyre në rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti kosovar në rrethin e dytë do të përballet me rusin Denis Iartcev në rrethin e dytë.
Në ditën e parë të Mastersit në Katar Kosova i fitoi tri medalje.
Xhudistja Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë, ndërsa kampionja olimpike Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova i fituan të bronztat.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.