Distria Krasniqi e ka mposhtur xhudisten portugeze Catarina Costa për të kaluar në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur në Katar.
Krasniqi nuk hasi në ndonjë telashe për ta mposhtur portugezen në luftën e tyre çerekfinale në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Xhudistja kosovare në kategorinë e saj tani e ka siguruar gjysmëfinalen dhe është vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes për Kosovën.
E para e botës do të përballet me francezen Melanie Clement.
Kjo ishte fitorja e dytë e Krasniqit në Doha sot, pasi në rundin e dytë e mundi sllovenen Marusa Stanger me ippon.
Rrethin e parë Distria e kaloi pa luftë.
Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.