Nora Gjakova e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër francezes Helene Recevuax, në turneun e parë të këtij viti në xhudo që po mbahet në Katar.
Gjakova e nisi luftën në mënyrë mahnitëse duke e mbërthyer kundërshtaren, ku e shënoi edhe pikën e fitores.
Ajo tani është vetëm një fitore larg sigurimit të një medaljeje në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Gjakova rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e dytë e mundi xhudisten serbe Marica Perisic.
Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me Tsukasa Yoshida.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.