Aktori Matt LeBlanc e ka kujtuar shokun e tij Mathew Perry i cili vdiq tragjikisht muajin e kaluar në moshën 54-vjeçare.
LeBlanc dhe Perry njihen më së shumti për rolet e tyre në njërën prej serive më të famshme televizive, “Friends”.
“Mathew, me zemër të rënduar po të them lamtumirë. Kohërat që i patëm së bashku, sinqerisht, janë mes më të dashurave të jetës sime”, ka shkruar LeBlanc në Instagram.
“Ishte nder që ta ndaj skenën me ty dhe të të quaj shok. Do të buzëqesh gjithmonë kur të mendoj për ty, dhe nuk do të të harroj kurrë. Kurrë”.
“Hapi krahët dhe fluturo, vëlla, më në fund je i lirë. Shumë dashuri”.
“Si ç duket të mbetkan ty ata 20 dollarë që m’i ke borxh”.

https://www.youtube.com/watch?v=CvjoXdC-WkM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.