Djali i Andrea Bocellit, Matteo, është një yll në rritje në botën klasike, i cili së fundmi u shfaq në këngën hit të babait të tij "Fall On Me".
Matteo ka lindur në tetor të 1997. E pikërisht sot festoi ditëlindjen e tij të 25-të.
Jo vetëm që i ngjan babait të tij, por ka trashëguar edhe gjenet e tij muzikore. Zëri i tij mund të dëgjohet në albumin e fundit të Andrea Bocellit të titulluar “SI”.
Dyshja në këngën e përbashkët "Fall On Me" këndojnë në anglisht dhe italisht në një nderim të përzemërt për njëri-tjetrin.
Kjo këngë është përdorur në titullin fundor të filmit të Disney-t “The Nutcracker and The Four Realms”, i cili u publikua më 2 nëntor 2018.
Kolona zanore përmban gjithashtu muzikë nga baleti origjinal i Tchaikovsky dhe një performancë nga Lang Lang, së bashku me yjet e filmit Keira Knightley, Mackenzie Foy, Helen Mirren dhe Morgan Freeman.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.