Kur mendoni se keni marr një grip, ju e dini që ndjeheni keq por nuk keni asnjë ide se si e morët. Ju mund të infektoheni kur rrini me dikë që është sëmurë ose duke prekur diçka që ata kanë prekur.
Kjo është e ngjashme me mënyrën sesi viruset ajrore infektojnë sistemin kompjuterik. Këto viruse shpërhapen përmes lidhjeve WI-FI, nga një kompjuter te tjetri.
Kjo është ajo çfarë ndodh me një virus që mund të transmetohet përmes miliarda tastierash dhe mouse (mi) pa kabllo. Kjo sipas firmës së sigurisë kibernetike Bastille, e cila raporton që pajisjet pa kabllo të cilat nuk përdorin lidhjen Bluetooth janë në rrezik për të shpërndarë virusin MouseJack.
Gjithçka qe i nevojitet një pirati kibernetikë për të hyrë në kompjuterin tuaj është një dongle prej 15 dollarësh dhe disa rreshta të një kodi kompjuterik. Pirati kibernetikë kap frekuencat e radion së dongle-s së kompjuterit tuaj.
Ja si funksionon. Kur ju përdorni një tastierë apo mouse pa kabllo, ju keni një dongle që dëgjon frekuencat e tastierës apo mouse-it. Kur ju shkruani diçka apo lëvizni mouse-in, dongle e kap këtë mesazh dhe kryen veprimet e duhura.
Piratët kibernetikë kapin frekuencat duke përdorur bandë ISM 2,4GHz. Ndryshe nga Bluetooth, nuk ka një industri standarde për të mbrojtur pajisjet tuaja pa kabllo. Kështu secila kompani krijon sistemin e sigurisë së vet, nëse e kanë një të tillë, shkruan Krokodili.al.
Kjo dobësi prek PC Windows, Mac dhe Linux. Prek gjithashtu dhe disa tipe të tastierave dhe mouse pa kabllo duke përfshirë Dell, Lenovo, Logitech.
Sapo pirati kibernetikë është në kompjuterin tënd, ai fiton akses të plotë të kompjuterit, edhe pse ai duhet të jetë brenda një rreze prej 100 metra largësi nga ju. Ai mund të marri kontrollin e kompjuterit dhe ta infektojnë atë me viruse.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.