Vdekja e Freddie Mercury-t në nëntor të vitit 1911 shënoi fundin e njërit prej rok-bendeve më të mira të të gjitha kohërave.
Queen kishte dominuar në të 1970-tat dhe 1980-tat dhe e kishte realizuar albumin “Innuendo” pak muaj pra vdekjes së frontmenit të lartpërmendur.
Ndërkaq, kitaristi Brian May së fundi ka folur për pikëllimin dhe zinë që ai dhe anëtarët e tjerë të bendit e kishin përjetuar pas vdekjes së Mercuryt, sipas Smooth Radio.
“Unë dhe Roger [Taylor] stërreaguam pafund pas vdekjes së Freddiet, nëse mund ta themi këtë”, ka thënë Brian May në një organizim pyetje-përgjigjesh në Royal Observatory Greenwich.
“Me fjalë të tjera, shkuam shumë larg në tentimin tonë për ta harrruar se e kishim tepruar me vajtim dhe disi e kishim injoruar ekzistencën e Queen për një kohë. Unë sigurt e di që e pata bërë”.
“Andaj që të ktheheshim dhe më në fund ta kompletonim albumin e Queen, “Made In Heaven” ishte gjë e mrekullueshme dhe njëherësh e tmerrshme për ta bërë”.
https://www.youtube.com/watch?v=171skzi5BKc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.