Kur thoshte Floyd Mayweather se e ka ndërmend të futet në oktogon për t’u ndeshur, shumë kush mendoi se e ka veç për shou, por “Money” duket se e kishte me të vërtetë.
Boksieri më i suksesshëm i të gjithakohërave me rekord perfekt prej 50 fitore e asnjë humbje, raportohet se ka aplikuar për licencë të Arteve Marciale të Përziera, njofton Klan Kosova.
Lajmin e konfirmon edhe kampioni i UFC-së në kategorinë Welterweight, Tyron Woodley.
Madje Woodley ka treguar se është duke e stërvitur vet Mayweatherin.
Ai ka thënë se fillimisht po e ushtron ish-kampionin e boksit për atë se si t’i lexojë goditjet me këmbë dhe më pas do të kalojë në mësimin e aspekteve të tjera të MMA-së.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=291&v=HMvx0NbQ-Y0
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.