Legjenda e boksit Floyd Mayweather Jr, ka vendosur që të rikthehet para tifozëve pas pensionimit nga ky sport.
Ai ka ftuar qindra njerëz me rastin e fillimit të stërvitjeve në Moskë. Mayweather madje ka lejuar që disa të rinj të ngjiten së bashku me të ring gjersa po demonstronte disa nga teknikat e tij në kryeqytetin rus e të cilat duartrokiteshin nga masa e pranishme.
Në sallë ishte planifikuar që të marrin pjesë 791 veta, por aty u panë më shumë se 3000 të tillë.
Kështu ai theu një rekord të Librit Guinness. Rekordi paraprak ishte i vitit 2014 që kishte 508 të pranishëm më pak, transmeton Klan Kosova.
Floyd në karrierën e tij profesionale kishte të zhvilluar 49 meçe, ku nga ët cilat nuk kishte asnjë humbje, ndërsa 26 prej tyre i kishte përmbyllur me nokaut.
https://www.youtube.com/watch?v=_gsHkbxoCFE
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.