Funeralet e para për disa nga 15 personat e vrarë në të shtënat më të rënda masive në Australi në pothuajse tre dekada u zhvilluan të mërkurën, ndërsa policia ngriti akuza për vrasje dhe terrorizëm kundër njërit prej personave të dyshuar.
Pati skena emocionuese jashtë Chabad në Bondi të Sydneyt, ku turma të mëdha bënë homazhe përpara shërbimit për Rabin Eli Schlanger, i cili u vra në masakrën e së dielës që shënjestroi familjet hebreje që festonin natën e parë të Hanukkah, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Anëtarët e familjes qanë ndërsa arkivoli i Schlanger, i mbështjellë me kadife të zezë që mbante një Yll të artë të Davidit, u fut me rrota në sinagogë.
Schlanger, 41 vjeç, organizoi eventin “Hanukah pranë Detit” në plazhin Bondi dhe shërbeu si ndihmës rabin në Chabad të Bondit. Ai ishte baba i pesë fëmijëve, djali më i vogël i të cilit është vetëm dy muajsh.
I njohur si “Rabbini i Bondit”, Schlanger është përshkruar si person i përkushtuar dhe i dashur që punoi pa u lodhur “për të mbështetur jetën hebraike në komunitetin Bondi” përmes Chabad, një organizatë globale hebraike që kërkon të promovojë identitetin dhe lidhjen hebraike, tha organizata.
Gjatë shërbesës, vjehrri i Schlanger shpërtheu në lot ndërsa e përshkroi atë si "burri më i mirë, babai më i mirë, djali më i mirë".
Përpara funeralit, kryeministri australian Anthony Albanese u tha gazetarëve se Schlanger "ishte padyshim shumë i dashur në komunitet, jo vetëm nga familja e tij".
Funerat e Reuven Morrison, 62 vjeç, Peter Meagher dhe Rabbi Yaakov Levitan, 39 vjeç, janë planifikuar gjithashtu të mbahen të mërkurën.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.