Një burrë nga Idaho ka hyrë në librin e Guenniss pasi ka ecur më shumë se 3 kilometra me një shkop bejsbolli në mjekrën e tij.
David Rush, i cili ka thyer më shumë se 200 rekorde Guinness për të promovuar arsimin STEM, rrëmbeu rekordin tjetër, në një pistë lokale në Boise, transmeton Klankosova.tv
Rush ekuilibroi shkopin në mjekër dhe eci nëpër pistë për rreth 41 minuta e 30 sekonda, duke arritur një distancë totale prej 3.5 kilometrash.
Kjo ishte e mjaftueshme për të mposhtur rekordin prej 1.8 kilometrash të vendosur nga Guinness.
https://www.youtube.com/watch?v=abJrVJtC4Ow&t=66s
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.