Xhevahir Sinanaj është arrestuar këtë të enjte në qytetin e Vlorës.
Kjo pasi mbante armë zjarri dhe një sasi me lëndë eksplozive plastike, për llogari të grupeve kriminale, shkruan Topchannel, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë operacionit policor në banesën e 57-vjeçarit, në fshatin Gorrisht, Selenicë, policia gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri, te fshehura në çantë; një sasi lëndë eksplozive plastike e ndarë në 10 kallëpe, gati në përdorim.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.