Floyd Mayweather ka mposhtur Manny Pacquiao në duelin e shekullit, duke dëshmuar edhe një herë supermacinë e tij në boksin botëror. Amerikani fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve
03.05.2015 · përditësuar para 4072 dite1 min lexim
Floyd Mayweather ka triumfuar në ndeshjen e shekullit duke fituar me pikë pas 12 raundeve, përballë Manny Pacquiao, që nuk bëri sa duhet për të kërcënuar paprekshmërinë e amerikanit.
Në përfundim të 12 raundeve, 3 gjyqtarët votuan në favor të Mayweather 118-110, 116-112, 116-112 edhe pse në pamje të parë sfida e zhvilluar në “MGM Grand Arena” u duk e barabartë.
Me këtë sukses, Mayweather vazhdon të ruajë të paprekur radhën e humbjeve në karrierën e tij. Ai numëron 48 suksese.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.