Mbi 2.5 milionë njerëz janë infektuar me koroanvirus në botë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.
Të dhënat e universitetit treguan se numri global i vdekjeve arriti në 171,718, ndërsa numri i personave që u shëruan është 659.732, transmeton Klan Kosova
Një total prej 2,501.156 rastesh janë regjistruar në të gjithë botën teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë vendi më i goditur, me numrin më të madh të të prekurve dhe vdekjeve, më shumë se 788.100 dhe rreth 42.400, të vdekur.
Ndërsa Italia ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve me 24.114 viktima, teksa Spanja është vendi i dytë me të infektuar me mbi 204.178 të prekurve.
Në përgjithësi, virusi është përhapur në 185 vende që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.