23 persona mbetën të vrarë pas sulmit të Rusisë mbi kryeqytetin ukrainas.
Ngjarja ndodhi në jug të Kievit, ku shteti i Putinit lëshoi më shumë se 20 raketa dhe dy dronë në ndërtesat që ndodhen në Uman.
Banorët e tyre mbetën të shokuar.
"Unë jetoj në këtë shtëpi. Tani është e frikshme. Nuk ishte e frikshme natën, por tani”, ka thënë një banore ukrainase, njofton Klan Kosova.
Të tjerët të mbuluar me batanije e të ulur jashtë shikonin tmerrin që po e përjetojnë nga rusët.
"Këtu jetojnë njerëz, jo disa insekte. E gjithë bota e qytetëruar po e shikon këtë, kur, kur do ta ndalojnë? A është vërtet e pamundur të jesh më miqësor? Thjesht mblidhuni dhe i rezistoni kësaj të keqeje”, ka thënë një tjetër banore e këtij shteti.
Ndërkohë, qeveria ukrainase konfirmoi se forcat e tyre ajrore arritën t’i evidentojë 11 raketa dhe dy dronë rusë.
“Duhet të përfundojmë kërkimin deri në fund të ditës së sotme. Ne punojmë intensivisht me ndihmën e vullnetarëve. Ka banorë vendas që vendosën të na ndihmojnë për të pastruar mbeturinat”.
Ky është edhe sulmi i parë në kryeqytetin e Ukrainës për dy muajt e fundit.
https://www.youtube.com/watch?v=QEH__fEEb_A
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.