Të gjitha mbeturinat dhe papastërtitë e tjera që gjenden në lumenjtë dhe përroskat e kryeqytetit do të largohen nga aty.
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të fillojë të bëjë pastrimin e tyre.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, tha se do të bëhet pastrim i lumit Llap, Preshtevka si dhe përroskat si ajo e Matiqanit dhe të tjerat.
Kostoja për largimin e këtyre mbeturinave, sipas drejtorit Musliu, kap shifrën rreth 250 mijë euro.
Qytetarët vendimin e Komunës së Prishtinë për pastrimin e lumenjve dhe përroskave po e shohin të nevojshëm.
Puna për pastrimin e lumenjve dhe përroskave do të fillojë në javën e parë të muajit mars. /Klankosova.tv
https://youtu.be/TjsjmwWDUBY
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.