Lajmet e fundit

Provinca veriperëndimore Edirne, që kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, radhitet e dyta duke mirëpritur gjithsej 203 mijë e 498 të huaj në periudhën e njëjtë.
Pason qyteti turistik mesdhetar Antalya me mbi 135 mijë vizitorë të huaj.
Për nga numri i vizitorëve të huaj në Turqi, bullgarët përbëjnë rreth 8,55 për qind nga numri i përgjithshëm, shtetasit gjermanë 7,35 për qind dhe gjeorgjianët me 7,25 për qind.
Të dhënat zyrtare gjithashtu tregojnë se udhëtimi me avionë ishte mënyra më e popullarizuar për të huajt, me 2,3 milionë vizitorë që kanë ateruar ndërsa mbi 850.000 kanë përdorur transportin rrugor.
Vitin e kaluar, rreth 39,5 milionë të huaj vizituan Turqinë, duke shënuar rritje në krahasim me vitin 2017, kur vendin e vizituan 32,4 milionë të huaj.