Spektakli ‘Prime’ i kësaj të hëne ishte një mbrëmje e zjarrtë për banorët, si dhe gjithë teleshikuesit e shtëpisë më të famshme në gjitha trojet shqiptare, kudo që ndodhen, Big Brother VIP Kosova.
Nga dinamika në dinamikë, e shumë zhvillime interesante ndodhën përgjatë pothuaj pesë orëve, transmeton Klankosova.tv.
‘Prime’ nisi me ish-banoren e BBVK3, Lelën në studio, e eliminuara e javës së kaluar, e cila ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj produksionit pasi tregoi se po merr shumë dashni jashtë formatit.
https://www.youtube.com/watch?v=tVx42js2Eug
Më pas u shfaq klipi me Xuxin, i cili paraqiti gjendjen e banorit në mungesë të cigareve, dramë e madhe kjo që u krijua brenda shtëpisë e që përfshiu disa banorë tjerë në debatë të ashpra.
https://www.youtube.com/watch?v=KIsCvKR9JS8
Debati jo vetëm që u zhvillua brenda shtëpisë, por edhe jashtë, pasi Xuxi u përplas kogja ashpër edhe me opinionistin në studio, Milaim Zeka.
https://www.youtube.com/watch?v=by_ely_iSM0
E një tjetër dinamikë e cila çoi në këmbë shtëpinë përgjatë këtyre ditëve,e që u bë temë diskutimi gjatë ‘Prime’ ishte diktafoni i Vullnetit. Kjo pasi me anë të kësaj dhurate nga ‘ArtMotion’, ai sa futi në debat Drenushën dhe Xhenetën, ashtu bëri edhe me Rovenën dhe Xuxin.
Por më madhorja ishte ‘zbulimi’ i planit hakmarrjes së Gjestit karshi Xhenetës.
https://www.youtube.com/watch?v=iS-UdJqu64o
Rëndësi të veçantë iu kushtua natyrisht edhe raportit mes Xhenetës dhe Gjestit si dhe darkës që ata zhvilluan gjatë së shtunës me shumë të prapritura dhe dramat që pasuan pas kësaj darke.
https://www.youtube.com/watch?v=BiQ_osmyXWY
Ndërkohë, momente tejet të bukura e emocionuese na dhuroi Gresa me linjën e jetës, si dhe surpriza të cilën Vëllai i Madh ia bëri asaj me sjelljen e prindërve si befasi.
https://www.youtube.com/watch?v=Dq-LzqSPSj0
https://www.youtube.com/watch?v=HZ9QFO3Exuw
Gjatë spektaklit u bë i ditur edhe kapiteni i javës i cili qe Fitimi. E për këtë ai kishte një avantazh për të çuar dikë në nominim, i njëjti zgjodhi Sarën që ta çojë direkt në nominim.
https://www.youtube.com/watch?v=8FsmmyKFlkg
E gjatë këtij ‘Prime’ u hap edhe një televotim për të preferuarin, ku fitues ishte Gjesti, ndërkohë që dy banorët më pak te preferuar ishin Xheneta dhe dyshja Fitim&Laurent.
https://www.youtube.com/watch?v=eKbkuugs64A
https://www.youtube.com/watch?v=6JnkyAnD6L4
https://www.youtube.com/watch?v=RBoakONbueg
Një deklaratë krejt e papritur erdhi nga banorja Xheneta e cila gjatë nominimeve u shpreh se dëshiron të largohet nga ky format. Megjithatë e njëjta u ‘pendua’ duke i lënë vetes hapësirë të mendohet akoma.
https://www.youtube.com/watch?v=LJagcaec-zU
https://www.youtube.com/watch?v=cRucIhMlZpY
https://www.youtube.com/watch?v=_9vU3NNIeK0
Ndërkaq, si çdo të hënë, banorët dhanë dy emra dhe dy arsye për nominimet e tyre, të cilat u realizuan në dhomën e rrëfimeve.
https://www.youtube.com/watch?v=ucF-5KMzSCs
Banorët nominuar të kësaj jave janë: Xheneta, Xuxi, Sara, Leo si dhe Laurenti&Fitimi./ Klankosova.tv.
Për më shumë detaje nga i gjithë spektakli LIVE, ndiqeni videon e mëposhtme të plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=u7ldyoS0R9Q
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.