Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të jenë të goditura nga pandemia Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 830 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në mbi 80 mijë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka 80,682 viktima nga koronavirusi – kështu duke u bërë vendi i parë në botë me numrin e të vdekurve, njofton Klan Kosova
SHBA-të po ashtu prijnë edhe për numrin e të infektuarve me mbi 1.3 milion të infektuar me koronavirus.
Edhe guvernatori i Nju Jorkut, shtetit më të goditur amerikan, ka thënë se rihapja e ekonomisë atje do të rinisë më 15 maj.
Kujtojmë se virusi korona për herë të parë filloi përhapjen në dhjetor të vitit të kaluar në Wuhan të Kinës, kështu duke u shpërndarë në mbi 187 rajone të botës.
Deri tash në botë 4,256,539 persona janë infektuar, kanë vdekur 287,353 si dhe janë shëruar 1,527,758 pacientë me Covid-19.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.