Koronavirusi po vazhdon ende të prek shumë njerëz në mbarë botën.
Sipas WorldMeters në botë zyrtarisht 9,051,949 njerëz janë të infektuar me Covid-19, 470,822 viktima si dhe janë shëruar 4,842,043 pacientë, njofton Klan Kosova
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 2,356,715 teksa kanë vdekur 122,248 persona si dhe janë shëruar 980,367 pacientë.
Brazili radhitet në vendin e dytë me 1,086,990 të infektuar, 50,659 të vdekur dhe janë shëruar 579,226 persona.
Në vendin e tretë është Rusia me 584,680 të prekur, kanë vdekur 8,111 njerëz si dhe janë shëruar 339,711.
Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.