Tajfuni Fung-wong ka mbërritur në Filipine, ku më shumë se 900 mijë njerëz janë evakuuar dhe dy persona kanë vdekur.
Stuhia u shndërruar në një supertajfun përpara se të godiste tokën, me erëra të qëndrueshme prej rreth 185 kilometra në orë dhe shpërthime prej 230 kilometra në orë.
Stuhia goditi provincën Aurora në Luzon - ishullin më të populluar të Filipineve - në orën 21:10 sipas kohës lokale.
Shërbimi meteorologjik i vendit paralajmëroi se ekziston një "rrezik i lartë i një valë stuhie kërcënuese për jetën dhe dëmtuese", ndërsa tajfuni lëviz në veriperëndim përgjatë Luzonit.
Fung-wong - i njohur në vend si Uwan - vjen disa ditë pasi një stuhi e mëparshme, Kalmaegi, la pas gjurmë shkatërrimi dhe gati 200 persona të vdekur.
Pjesët lindore të Filipineve kishin filluar të përjetonin shira dhe erëra të rrëmbyeshme të shtunën në mbrëmje, tha një zyrtar i motit.
Banorët në Catanduanes, një ishull në lindje të rajonit Bicol, si dhe në zona të tjera të ulëta dhe bregdetare, ishin nxituar të zhvendoseshin në zona më të larta deri të dielën në mëngjes.
Stuhia kaloi pranë rajonit lindor Bicol të dielën në mëngjes, përpara se të kalonte Ishujt Polillo të dielën pasdite.
Zyra e mbrojtjes civile raportoi se një person u mbyt dhe zjarrfikësit nxorën trupin e një gruaje të bllokuar nën rrënoja në qytetin Catbalogan.
Rregullatori i aviacionit civil ka mbyllur disa aeroporte dhe pothuajse 300 fluturime janë anuluar.
Fung-ëong pritej të dobësohej pasi zbarkoi, por ka të ngjarë të mbetet një tajfun ndërsa udhëton mbi Luzon.
Më shumë se 200 mm shi parashikohen për pjesë të Luzonit, me madje 100-200 mm në zonën Metro Manilla. Kjo pritet të shkaktojë përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje toke, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.