Marka luksoze Balenciaga gjithmonë na befason me kreacionet e saj sa kreative, po aq të çuditshme.
Këtë herë, Balenciaga ka vendosur të ridizajnojë qesen e plehrave duke i vendosur nënshkrimin luksoz.
E ashtuquajtura çantë plehrash në Balenciaga kushton 1 mijë e 790 dollarë apo 1.827 euro.
Mirëpo, çka nëse e riprodhojmë në Kosovë?
Gazetarja e Kiks Kosovës për vetëm 1 euro e 70 centë ka blerë hiç më pak se 12 çanta të tilla.
Se për çka bëhet fjalë, shikojeni kronikën e plotë.
Kujtojmë se kampanja e brendit luksoz, Balenciaga, vjen si shenjë proteste për ndryshimet e vazhdueshme klimatike dhe luftës në Ukrainë.
Mbi 1 mijë euro për një çantë plehrash, Balenciaga me trend të ri - YouTube●●●
KKSHKRIMI NGA
Kiks Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.