Të dëmtuarit u zëvendësuan e fidanët e rinj zunë vend. Kështu rruga “Ali Vitia” në Prishtinë do të jetë më e gjelbëruar me 150 drunjtë që u mbollën në fund të marsit.
Mbjellja e pemëve po u pëlqen qytetarëve që thonë se do të evitohet edhe pluhuri e ndotja e ajrit nga makinat e shumta, raporton Ju Flet Prishtina.
Lagja Emshir do të bëhet edhe me një park të ri, e me përmirësimin e motit trungje të reja do të mbillen edhe në rrugën “Vëllezërit Fazliu” te Kodra e Trimave.
Krijimi i aleve të druve përgjatë rrugës do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.
“Planifikojmë që brenda vitit po ashtu të bëhet krijimi i korridorit të gjelbër që lidhë lagjen e Bregut të Diellit me Qendrën, rruga ‘Eqrem Qabej’, nga salla ‘1 Tetori’ e deri te Katedralja, po ashtu te rruga ‘Bajram Kelmendi’, ku kemi mungesë të aleve të druve, ‘Shpëtim Robaj’ e rrugë të tjera”, u shpreh Donika Çetta, Drejtore e Parqeve në Komunën e Prishtinës.
Punët po kryhen nga ndërmarrja “Hortikultura”, derisa po bëhet edhe rigjenerimi i ishujve në mes të rrugëve si dhe krijimi i hapësirave të tjera të gjelbra.
Po ashtu, Komuna thotë se i kushtohet vëmendje edhe cilësisë së druve dhe llojit, duke u kërkuar që trungu të ketë perimetër 22 centimetra dhe kurorë të formuar, në mënyrë që të sjellë efekt më të shpejtë. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/_rnDOFrid5M
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.