Një pemë bananeje ishte mbjellë në një gropë në mes të një rruge në Florida të SHBA-së, në një akt të dukshëm proteste për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e trotuarit.
Dëshmitarët thanë se dy burra u panë duke u kujdesur për pemën në mes të Honda Drive në Fort Myers pasi e mbollën atë në gropën e madhe në mes të rrugës.
Shoferët thanë se rruga është e mbushur me gropa që shkaktojnë dëme në veturat që nuk arrijnë të devijojnë rreth tyre.
Ata që frekuentojnë rrugën thanë se pema e bën gropën më të lehtë për tu dalluar, por nuk i ka zgjidhur problemin e rrugës.
Zyrtarët e Qarkut Lee thanë se rruga është në pronësi private, kështu që gropat nuk do të riparohen nga ekuipazhet e qarkut. Ata shtuan se u takon pronarëve të rrugës që të rregullojnë trotuarin.
https://www.youtube.com/watch?v=Bj9Trk2t48o&t=13s
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.