Një tifoz meksikan i futbollit theu rekordin botëror Guinness duke grumbulluar një koleksion prej 1 mijë e 230 topash të ndryshëm futbolli.
Rodrigo Romero Saldivar nga Puebla tha se koleksionimin e filloi në vitin 2006, kur po merrte pjesë në Kupën e Botës në Gjermani dhe bleu një top që ai dhe miqtë e tij të mund të luanin kur nuk po shikonin ndeshjet.
Koleksioni i tij filloi të rritej teksa blinte topa nga dyqane të ndryshme në Meksikë, dhe më vonë u degëzua në blerjen e topave ndërkombëtarisht në internet dhe duke iu bashkuar grupeve në rrjete sociale të dedikuara për koleksionime.
Guinness konfirmoi se koleksioni i Saldivarit arriti rekordin e mëparshëm prej 861 topash futbolli, i cili u vendos nga koleksionisti argjentinas, Fernando Fuglini.
Saldivar shtoi se shpreson që rekordi i tij botëror të jetë një frymëzim për të tjerët.
"Dua t'u tregoj atyre se gjithçka mund të arrihet nëse e vendos qëllimin, se në jetë askush nuk të jep asgjë, se kam qenë shumë me fat, por kjo sepse e kam kërkuar atë", deklaroi Sadivar për Guinness.
"Fati nuk vjen vetvetiu; ti e gjen dhe nëse e vendos qëllimin dhe lufton për ëndrrat e tua, dyert dhe rrugët bëhen më të lehta".
https://www.youtube.com/watch?v=F255XiiglXw
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.