Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti të enjten mbledhjen e radhës të rregullt.
Në nisje të saj, i pari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tregoi se në takim me Presidenten të martën, ka biseduar për çështjen e zgjedhjeve në veri në rast caktimi të tyre.
Në takim u diskutua edhe për dorëheqjet e anëtarëve serbë të këtij institucioni që i shkaktuan telashe edhe sekretariatit.
Më pas u bë edhe zëvendësimi i 10 deputetëve serbë që dorëzuan mandatin. Nëntë nga ta do jenë nga partia e Goran Rakiqit, e një vend do ta zë anëtari i GISPO-së, njofton Klan Kosova.
Për heqjen dorë nga pozitat e asamblistëve në veri, komisioni do ta konsultojë MAPL-në.
Në takim u bë edhe zëvendësimi i disa asamblistëve nga disa komuna tjera të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=LsDozdvKcAc
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.