Një nga çështjet më problematike në kryeqytet ka qenë ajo e mbeturinave, ku qytetarët shpesh janë ankuar rreth pastërtisë në zonat e tyre.
Kjo temë me mjaft interes u trajtua sot në emisionin "Fol me Arin" në Klan Kosova.
Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, gjendja është më e kënaqshme.
"Mundemi me arritë rezultat më të mirë edhe me ma pak mundim, por na duhet ende punë deri në stabilizimin total të gjendjes së mbledhjes së mbeturinave. Nuk jemi duke u ndaluar në asnjë moment", deklaroi Braha në Klan Kosova.
"Kemi mbërritur në një moment ku gjatë ditës, që sot p.sh kemi 3-4 ankesa në ditë e i kemi pasur para një muaj apo një muaj e gjysme rreth 100 ankesa në ditë. Po flas prej qendres tonë të ankesave", theksoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=MTDL8UcII7U
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.