Atmosferë e zbehtë ishte të mërkurën në Bibliotekën e Gjakovës ku ishte paraparë të takohen dy kabinetet qeveritare të Kosovës e Shqipërisë.
Karriget e zeza e prapavija kuqe sikur ngjyrat kombëtare, mbetën bosh pasi mbledhja e nëntë e përbashkët u anulua nga kryeqeveritari shqiptar të martën, shkaku rrethanave.
Këtë nuk e priti mirë kryetari i Gjakovws Ardian Gjini,.që ri-pret delegacionet edhe vitin e ardhshëm. Edhe panoja me sloganin ''Të përbashkuar në Gjakovë'', ku do pozohej mbeti ‘shkret’.
Në Pallatin e Kulturës ku do zyrtarizoheshin nënshkrimet e mbahej konferenca e shtypit, u punua për 2 muaj rresht që gjithçka të jetë në vijë.
Gjakovarët faj po i lënë mysafirit që nuk erdhi ta madhështojë 'Ditën e Çlirimit' të tyre. Homologu shqiptar u la shkaktar i mos takimit edhe nga kryeministri kosovar.
Pas disa orë pritjesh, rreth orës 13 nisi largimi i tepihëve të kuq e mjete tjera përcjellëse.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=ZDORr8eUraw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.