Dy komisione të rëndësishme parlamentare do të mbajnë mbledhjet e tyre gjatë ditës së sotme në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Në orën 13:00, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport do të zhvillojë mbledhjen e radhës, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, në orën 14:00, do të mblidhet Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.