Një artist me bazë në Çikago ka mbledhur 145 mijë dollarë deri më tani për përpjekjen e ndihmës në Ukrainë duke bërë një figurë të stilit Lego të presidentit, Volodymyr Zelensky.
Figura mini doli në shitje me një çmim prej 100 dollarësh dhe u shit shpejt, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Paratë e mbledhura janë dhuruar për bamirësinë Direct Relief, të cilët kanë dërguar ndihmë mjekësore në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.