Mbretëresha Elizabeth II ishte subjekt i një mashtrimi këtë javë, kur blogu Hollywood Unlocked pretendoi se ajo kishte vdekur. Por mbretëresha NUK ka ndërruar jetë.
Gjatë fundjavës, Pallati njoftoi se monarkja 95-vjeçare kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Shqetësimi për shëndetin e saj u shfaq, megjithatë, simptomat u tha se ishin të vogla.
Hollywood Unlocked pretendoi, nëpërmjet burimeve, se Mbretëresha kishte ndërruar jetë, por ata tani kanë lëshuar një deklaratë tërheqjeje.
“Kërkojmë ndjesë thellësisht për Familjen Mbretërore dhe të gjithë të përfshirët në këtë situatë të sikletshme. Ishte një aksident dhe ne po punojmë shumë për t'u siguruar që ky gabim të mos ndodhë më kurrë. Gazetarja praktikante është keqinformuar dhe ka publikuar gabimisht draftpostimin”, thuhet në postimin e tyre.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.