Usain Bolt e ka konfirmuar veten si "Mbreti i shtigjeve të shkurtra", pasi në Kampionatin Botëror që po mbahet në Kinë, doli i pari në garën e 200 metrave.
Njeriu më i shpejtë i botës edhe njëherë e mposhti atletin amerikan dhe rivalin e tij më të madh, Justin Gaitlin, në stilin e zakonshëm të tij.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.