Roger Federer edhe njëherë dëshmoi se është mbreti i sportit të bardhë.
Zvicerani ka mposhtur spanjollin Rafael Nadal për t’u bërë kështu përsëri kampion në Australian Open dhe për të gozhduar dominancën e tij në Epokën moderne të tenisti, njofton Klan Kosova.
Fitorja në këtë Australian Open është edhe Grand Slam i 18 për Federerin.
Ndeshja mes dy legjendave të tenisit ishte ashtu siç u parashikua; e gjatë, e bukur dhe me shumë momente magjike.
Federer arriti tek titulli i pestë në Australian Open vetëm pas pesë seteve;
6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-3.
Ai fiton një titull të madh pas pesë vjetësh, i fundit ishte në vitin 2012 në Wimbledon.
Zvicerani bëhet njeriu i parë në histori që fiton pesë, ose më shumë titujt në tre Grand Slame të ndryshëm – pesë Australian Opens, pesë US Opens, shtatë Wimbledons.
Në fjalën e tij pas ndeshjes Nadal ka thënë se Federer e meritoi çmimin.
“Fillimisht, dua t’ia uroj Rogerit dhe ekipit të tij. Thjesht e mahnitshme mënyra se si luan ai pas kaq shumë kohësh, është shumë e vështirë të bëhet kjo, ndjehem i lumtur për ty”, ka thënë Nadal.
Ndërsa Federer tha se edhe po të humbiste sot, prapë do të ndjehej i lumtur.
“Kam mbetur pafjalë dhe Rafa tha aq gjëra të mira për mua. Dua ta përgëzoj Rafan për kthimin e tij të mahnitshëm”.
“Nuk besoj se asnjëri nga ne e mendonte se do ishim në këtë finale, kur u takuam para katër-pesë muajsh. Dhe ja ku qëndrojmë. Jam i lumtur për ty, do të isha i lumtur edhe të humbisja nga ti. Rikthimi ishte perfekt”.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.