Mbreti i Spanjës, Felipe VI, është vetizoluar pas kontaktit me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19.
"Një person me të cilin ai ishte në kontakt dje doli sot pozitiv për COVID-19", thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror.
"Në përputhje me rregulloret shëndetësore, ai do të vendoset tani e tutje në karantinë prej dhjetë ditësh".
Të gjitha veprimtaritë zyrtare të Mbretit janë pezulluar gjatë kësaj periudhe të izolimit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Mbretëresha Letizia dhe fëmijët e çiftit mbretëror, Princesha Leonor dhe Infanta Sofia, "do të jenë në gjendje të vazhdojnë aktivitetet e tyre normalisht", thuhet nga Pallati Mbretëror.
Felipe VI kishte rezultuar negativ për COVID-19 në testin e bërë më 12 mars në fillim të pandemisë.
Kujtojmë se Spanja mbetet një nga vendet më të prekura nga pandemia, me më shumë se 1.5 milion raste dhe më shumë se 43 mijë viktima.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.