Mbreti Felipe po tregohet transparent me qytetarët e Spanjës dhe ka treguar se sa vlen pasuria e tij personale.
Kjo lëvizje e rrallë vjen pak përpara se qeveria spanjolle të vendosë një ligj të ri i cili do t'i kërkojë shtëpisë mbretërore të publikojë pasqyrat financiare tremujore.
Në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Casa Real, Mbreti shkroi se "Sot, më shumë se kurrë, qytetarët kërkojnë me të drejtë që parimet morale dhe etike të frymëzojnë - dhe të drejtojnë shebuj mbi jetën tonë publike".
“Mbreti, si kreu i shtetit, duhet të jetë jo vetëm referues, por edhe shërbëtor i kësaj kërkese të drejtë dhe legjitime të të gjithë qytetarëve”, shtoi ai.
Publikimi zbuloi gjithashtu se pasuria personale e Felipe vlerësohet në 2.8 milionë dollarë.
Shuma totale përbëhet nga 2.4 milionë dollarë të mbajtura në letra me vlerë dhe kursime bankare, plus 325 mijë dollarë të tjera të lidhura me art, antikë dhe bizhuteri.
Kjo shumë nuk është pjesë e pagës së tij. Familja mbretërore spanjolle ka marrë një shumë më të madhe në vitin 2018.
Megjithatë, pasuria personale e Felipe dhe shuma që merr familja mbretërore çdo vit nuk është aq e madhe sa disa familje të tjera mbretërore.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.