Për rastet speciale e ka veshjen me shqiponjë. Por më shumë se i veçantë në dukje, të mërkurën ishte fjalimi shumëfaqësh që ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtaret të Kosovës, Jakup Krasniqi e kishte përgatitur për ta prezantuar para trupit gjykues në Hagë.
Fillimin e tij e kishte ndarë për të rrëfyer jetën që nga lindja, dhe atë për një arsye.
“Jo për të shpëtuar nga njollosja, por për ta ndriçuar atë që më duket e domosdoshme”, tha Krasniqi.
Kur radha i erdhi prindërve, Krasniqi sikur u kaplua nga emocionet.
Torturës së regjimit nëpër burgjet e Jugosllavisë nuk i kishte shpëtuar as vet Jakup Krasniqi, disa nga torturat që përjetoi i tha në fjalën e tij pa betim.
Hekat e jetës e bënë që ta urrejë dhunën, vrasjet e burgosjet, andaj diçka të tillë për çka edhe e akuzon Zyra e Prokurorit të Specializuar, tha se nuk do t’i shkaktonte askujt. E hiç se hiç anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës ky thotë se ishte bashkë me familjen.
Familjen Krasniqi e përmendi edhe kur e akuzoi ZPS-në, se dokumentet që i mori në shtëpinë e tij në nëntor të 2020, i keqpërori.
I njëjti institucion u tha që po keqkuptohet apo qëllimshëm po keqshkruhet nga ZPS, pozitën e ish-zëdhënësit të UÇK-së.
“Zëdhënësit nuk përfshihen në çështje operacionale ushtarake. Roli i tyre është kontakti dhe marrëdhëniet me publikun. Ky, i nderuar gjykatës, ishte pikërisht roli që ka luajtur z. Krasniqi atë kohë”, tha avokatja Venkateswari Alagendra.
Tutje, mbrojtja e largoi Krasniqin nga përgjegjësia për gjitha komunikatat e UÇK-së, pasi u tha se të njëjtat ishin publikuar edhe para se ky të vendosej në këtë post.
Letra të tilla që prokuroria mund t’i ketë marrë nga shtëpia e Krasniqit thanë se nuk e vërtetojnë domosdo se janë të tij.
Në seancën e fundit për këtë javë, u tha se ZPS ka gabuar kur e akuzoi Krasniqin për vrasje e maltretime në pjesë të ndryshme të Kosovës, për një kohë që nuk ka qenë fare këtu.
E të kundërtën sipas avokates nuk mund ta vërtetojnë as dëshmitarët e thirrur nga prokuroria, pasi deklaratat e tyre, sipas saj, janë veç thashetheme.
https://www.youtube.com/watch?v=-PaodGKI1Nk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.