Në Gjykatën Supreme po mbahet shqyrtimi i rastit në Dardan Krivaqës i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, në gusht të 2021-tës.
Lidhur me dënimin, mbrojtja ka paraqitur ankesë, njofton Klankosova.tv.
Kërkesë e avokatit të Krivaqës është që rasti të kthehet në rigjykim ose t'i hiqet dënimi i përjetshëm.
Mbrojtja është ankuar ndaj dënimit të vërtetuar nga Gjykata e Apelit.
Avokati Skender Musa, po ashtu po kërkon nga trupi gjykues që në rast të kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore e Ferizajt të mos e marrë në trajtim rastin. / Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/ne-1supreme-1nis-1shqyrtimi-i-1rastit-te-dardan-krivaqes/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.