Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka tërhequr kërkesën për seancën konstituive nga Gjykata Kushtetuese.
Shkak për këtë veprim, shefja e shtetit tha se është gjyqtari Radomir Laban i cili paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.
Shefja e shtetit tha se lënia në dorë e kësaj lënde këtij gjyqtari është me rrezik.
Llaban, i cili është anëtar i Gjykatës Kushtetuese ishte dënuar me 6 vjet burg nga një gjykatë në Serbi, për krim të organizuar, por sipas udhëheqëses së shtetit shkarkimi i tij nuk mund të bëhet menjëherë.
E para e vendit u pyet edhe për provat nga Serbia për Gjykatën Speciale por që të njëjtat ajo i quajti të falsifikuara.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=73-DVxu508g
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.