Shiu i nëntorit të vitit të kaluar që vërshoi Vushtrrinë bëri të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
E sikur ura që ishte bllokuar në Samadrexhë, nga bërlloku i madh ishin ngushtuar edhe plot shtretër të lumenjve. Këto ditë nisi pastrimi i tyre, që situata e para tre muajve të mos përsëritet, njofton Klan Kosova.
Intervenimi që e financoi komuna, do të vazhdojë në krejt pjesët problematike të qytetit. Me zgjerimin e shtratit të lumenjve janë të kënaqur edhe qytetarët, që pësonin nga reshjet.
Nga vërshimet e fundit Vushtrria pësoi dëm rreth katër milionë euro.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=Bj0iT8AAz0Q
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.