Përdoruesit e Windows e dinë rëndësinë e të pasurit të një softueri sigurie, pra të një Antivirusi. Bëhet edhe më mirë po qe e mundur që të mos paguhet për të.
Mund të përdoret Microsoft Security Essentials, megjithëse nuk është sa duhet i mirë. Zgjedhje tjetër është Avast, por që kërkon konfigurim. Rrjedhimisht është për përdorues të avancuar. Ka edhe një zgjedhje të mesme, që është mjaftueshëm i sofistikuar dhe i lehtë për instalim. Fjala ësthë për Bitdefender Free Edition.
- Vizitoni uebfaqen BitDefender Free Edition dhe shkarkoni programin.
- Instalojeni.
- Pastaj, krijoni një llogari në Bitdefender, që mbrojtja t’u zgjatë një vit, pasi pa atë llogari ajo zgjatë vetëm 30 ditë.
Ky version i Bitdefender do t’u ofrojë mbrojtje nga nga viruset si dhe skanime automatike, por normalisht jo edhe llojet tjera të mbrojtes pasi ato ofrohen vetëm një atë me pagesë.
Mbrojtja më e mirë është të mos klikoni në gjëra që duken të dyshimta, kujes postën elektronike, fjalëkalimet e shumë të tjera.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.