Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka njoftuar se për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore në qeverinë amerikane, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për transit në ShBA dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit, do të vazhdojnë sipas mundësive.
Sipas njoftimit, llogaria zyrtare në Facebook e ambasadës amerikane në Tiranë nuk do të përditësohet rregullit, teksa përjashtim bëjnë vetëm informacionet urgjente për çështjet e sigurisë.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht - me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë - derisa të rinisë veprimtaria e rregullt”.
“Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Qeveria amerikane është mbyllur për herë të parë në pothuajse shtatë vjet, pasi votimet e fundit në Senat për planet e financimit nuk dhanë rezultate.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.