Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dyshohet se turisti është në moshë të madhe dhe se ai ka humbur jetën menjëherë sapo është futur në det, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.