Janë lënë në burg dy autorët e vrasjes së Renis Dobrës mbrëmjen e 8 korrikut në Liqenin e Shkopetit në Shqipëri.
Megjithëse nuk e pranuan vrasjen, në masën arrest me burg është lënë Petrit Çakrri, i arrestuar Lekbibaj të Tropojës tre ditë më parë si edhe Fatjon Bushgjoka, i arrestuar në Tiranë.
Ndërkohë vijojnë të jenë në në kërkim dy vëllezërit e Fatjonit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
Policia e Shtetit tha zyrtarisht se konflikti për drogë në Gjermano, dyshohet se solli në vrasjen e të riut, i cili pasi u mbyt le litar, u hodh bashkë me makinën e tij në Liqenin e Shkopetit në Mat.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.