Lajmet e fundit

Spektakli është zhvilluar në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në orët e hershme të mëngjesit, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se dyluftimi i tij i fundit që u zhvillua më 7 tetor të vitit 2018, kundër kundërshtarit rus Khabib Nurmagomedov, rezultoi me humbjen e irlandezit dhe më pas me një përleshje masive në tetëkëndësh mes dy grupeve që ndodheshin aty për t’i mbështetur gladiatorët e tyre.
Pas përleshjes me Nurmagomedov , McGregor është dashur të ballafaqohet me Gjykatën Amerikane për shkak se i njëjti është akuzuar për sulm dhe për shkatërrimin e telefonit të një tifozi.
Kështu ai u ndëshkua edhe nga UFC – gjë që rezultoi me mosparaqitjen e tij në tetëkëndësh për një kohë të gjatë.
Mirëpo tani famëkeqi irlandez i është kthyer fuqishëm sportit që di ta bëjë më së miri, kështu duke mposhtur amerikanin Corrone dhe duke dhuruar një spektakël të shkurtër, por mbresëlënës.
https://www.youtube.com/watch?v=mSOCCtq8BNQ
klankosova.tv