Kampioni i peshave të lehta në UFC, Conor McGregor, ka bërë të ditur se ai e ka nënshkruar kontratën për t’u ndeshur me ish-pesë herë kampionin botëror të boksit në pesha të lehta, Floyd Mayweather, njofton Klan Kosova.
“Pjesa e parë dhe më e rëndësishmja e kësaj kontrate historike tashmë zyrtarisht është nënshkruar”, ka thënë 28 vjeçari McGregor për The Maclife.com.
“Urime të gjitha palëve të përfshira”.
Ai ka shtuar se tani i takon 40 vjeçarit Mayweather të nënshkruaj pjesën tjetër të kontratës.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.