Jo rrallë mund të keni dëgjuar frazën: Ky është meçi i shekullit.
Por, të gjithë këto “meçe shekulli” do të eklipsohen nga ai i sotmi që do të zhvillohet në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mes të dy ikonave të sporteve luftarake – kampionit të pamposhtur të boksit Floyd Mayweather dhe të famshmit të arteve marciale Conor McGregor, njofton Klan Kosova.
Magnitudën e këtij ballafaqimi po e krahasojnë me duele historike si ai në mes të Muhammad Ali e George Foreman, apo Lennox Lewis me Mike Tyson, por as i pari e as i dyti – edhe për shkak të kohës – nuk krahasohen me përplasjen e “Money”-të me “The Notorious”-in.
Ballafaqimi i dy fjalamanëve që krejt çfarë flasin – dhe të dy flasin shumë – e mbështesin me grushte, do të jetë i pari në histori që do të gjenerojë jo qindra miliona, por miliarda.
Do të jetë i pari në histori edhe për faktin se takohen dy kampionë të fushave të ndryshme; Mayweather si boksier e McGregor si luftëtari më i mirë i Arteve të Përziera Marciale.
Këta dy sportistë që tashmë janë shndërruar në brende, pritet të përfitojnë shuma marramendëse parash; Maywether rreth 300 milionë, kurse McGregor rreth 150 milionë.
Dy egot më të mëdha në sport për momentin, kanë premtuar se do t’u japin shikuesve atë çfarë presin të shohin; ballafaqim të çmendur.
“The Money Fight “, apo “Ndeshja e parave”, pritet të jetë edhe ndeshja më e shikuar e të gjitha kohërave në botën a sporteve luftarake.
McGregor vs. Mayweather nuk ka lënë kë indiferentë dhe ka prekur nivele të reja të papara të interesimit të shikuesve.
Sipas Showtime, nën siglën së cilës kompani do të ipet ndeshja, 220 vende do ta transmetojnë këtë duel dhe vetëm në SHBA 400 kinema kanë blerë të drejtat për ta shfaqur.
Las Vegas ka njoftuar se rreth 2000 aeroplan privat kanë kërkuar leje për aterim.
Ndërsa shtëpitë e basteve në këtë qytet thonë se presin të thyhet rekordi i bastvënësve.
https://www.youtube.com/watch?v=MLuWj8Q8YSI
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.