Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare në Komisionin Hetimor për Energjinë 2006-2022, zor se pajtohen mes vete për ndonjë temë. Këtë të mërkurë u përplasën edhe për çështje teknike.
Partia në pushtet po kërkon që intervistimi i dëshmitarëve të bëhet në bazë të temave, në disa faza, duke filluar nga periudha 2017-2020.
Nisjen e dëshmive në mes të periudhës hetimore po e kundërshton opozita që po do të shkojë me rend, sipas viteve dhe rëndësisë së pozitave.
Pas dështimit në votim, mbeti formula e intervistimit kronologjik nga 2006 e këndej.
Pasi të miratohet buxheti për komisionin, dëgjimi i dëshmitarëve ka gjasë të nis nga java e ardhshme.
https://www.youtube.com/watch?v=mqqRF3aTQp4
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.