Lëvizja “FOL” ka publikuar sot raportin “E drejta e fshirjes së të dhënave personale (E drejta për t’u harruar)”.
Nga gjetjet e këtij raporti, u bë e ditur fillimisht se qytetarët në vend janë shumë pak të informuar mbi këtë çështje, ani pse kjo ekziston moti kohë, raporton Klan Kosova.
E drejta e fshirjes së të dhënave personale (E drejta për t’u harruar), ndërlidhet me të drejtën e individëve për të mos përdorur të dhënat personale në publik, apo për të kërkuar që të njëjtat të fshihen nëse nuk përputhen, me qëllim fillestar të publikimit të tyre.
Sipas Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë, nga ky raport u tha se gjatë vitit 2022 kishte vetëm një ankesë në lidhje me këtë çështje.
Ndërsa gjatë këtij viti u bënë 146 të tilla. E nga këto veprime kjo agjenci nxori 172 vendime, 23 për institucionet publike e 149 sosh për ato private.
Nga to, u shqiptuan katër gjoba për publikët e katër për privatët, prej 169 mijë euro.
Në konferencën e FOL u tha se do të vazhdohet të punohet në promovimin e këtyre të drejtave, e që pas këtij publikimi, priten edhe përmirësime në këtë aspekt.
Ky raport është i pari i realizuar mbi këtë fushë. Kjo e drejtë po njihet si diçka e re ne legjislacionin e Kosovës, si dhe temë e pa trajtuar më parë.
https://www.youtube.com/watch?v=BQ60Mqj-OMY
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.